Përplasi për vdekje të moshuarën, arrestohet shoferi 20-vjeçar
Policia e Elbasanit ka dhënë informacione të tjera në lidhje me aksidentin e djeshëm në Belsh ku humbi jetën një 73-vjeçare. Në njoftimin e bërë, policia bën me dije se në vijim të veprimeve është arrestuar shoferi 20-vjeçar, i cili akuzohet për drejtim automjeti në gjendje të dehur. Nga aksidenti i djeshëm ka mbetur e dëmtuar dhe nëna e 20-vjeçari, e cila ishte pasagjere në automjet. Njoftimi i policisë Në vijim të informacionit paraprak të dhënë dje, për aksidentin e ndodhur në Rrenas, Belsh, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasja Rr. T., informojmë se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, me pasojë vdekjen, drejtuesin e automjetit, shtetasin...
Burimi:
sot.com.al