‘Përpara Zotit të gjithë njësoj jemi’/ Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Vetëm sakrifica na afron …

‘Përpara Zotit të gjithë njësoj jemi’/ Spiropali uron besimtarët për Fitër Bajram: Vetëm sakrifica na afron …

Fitër Bajrami ka sjellë edhe urimet e ish-ministres së Jashtme, Elisa Spiropali, e cila ka përcjellë një mesazh për besimtarët shqiptarë, duke theksuar vlerat shpirtërore që mbart kjo festë. Në reagimin e saj, Spiropali u ndal te rëndësia e sakrificës dhe reflektimit, duke theksuar se kjo festë është një moment që i afron njerëzit me të vërtetën dhe barazinë. “Gëzuar Bajramin e Madh që na kujton se vetëm sakrifica na afron me të vërtetën, dhe vetëm e vërteta sjell naltësimin. Sado të ndryshëm dukemi, përpara Zotit të gjithë njësoj jemi”, u shpreh ajo.