Përmet/ Hapen portat e emergjencës së rezervuarit, niveli i ujit në kuotat maksimale

Përmet/ Hapen portat e emergjencës së rezervuarit, niveli i ujit në kuotat maksimale

Në Përmet këtë të diele janë hapur portat e emergjencës së një rezervuari ndërsa niveli i ujit ka arritur në kuotat maksimale. Për shkak të prurjeve të shumta në rezervuarin e Stërmbecit, niveli i ujit ka arritur në kuotat maksimale duke tejmbushur basenin e tij. Për të evituar rëndimin e situatës, strukturat vendore kanë hapur portat e emergjencës për shkarkimin e kontrolluar të ujërave të këtij rezervuari. Ky rezervuar ndodhet afër fshatit Tabor dhe ka një kapacitet vaditës prej 56 ha sipërfaqe bujqësore.