Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Përmbytjet/ Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave, çfarë pritet të diskutohet

Situata e krijuar nga reshjet e shiut do të jetë në fokus të mbledhjes së Komitetit të Emergjencave. Mësohet se ditën e nesërme në orën 8:30, kjo mbledhje do të drejtohet nga kreu i qeverisë Edi Rama në kryeministri. Do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren. Po ashtu, do të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të prekurit nga kjo situatë.