Përmbytjet/ Rama: Do marrim masa për ndotjen e lumenjve
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se do të merren masa ligjor ndaj personave që hedhin plehrat jo në zonat e caktuara. Rama përpos kushteve atmosferike dhe infrastrukturës, bëri me faj dhe qytetarët, të cilët si pasojë e hedhjes së mbeturinave nëpër kanalet kulluese, kanë një peshë të mirë të përgjegjësisë për përmbytjet. “Ama përtej vorbullës atmosferike, ndryshimit klimatik, sasisë së reshjeve që në katër ditë ishte sa mesatarja e muajit janar, pra 30 ditëve reshje, në pesë vitet e fundit, faktori njerëzor ka peshën e vet. Ka peshën e vet për mirë ose për keq, njësoj siç edhe infrastruktura ka peshën e vet për mirë ose për keq. Jo për t’i ndalur, por për t’i bërë më të kontrollueshme, këto masa të jashtëzakonshme reshjesh dëbore dhe prurjesh....
Burimi:
opinion.al