Përmbytjet nga përkeqësimi i motit në vend/ Ministria e Mbrojtjes: Shkodra, një nga zonat më të prekura
Ministria e Mbrojtjes, ka dalë me një njoftim zyrtar, lidhur me situatën në vend nga moti i keq. Sipas njoftimit, qarku Shkodër mbetet një nga zonat më të prekura, ku fshatrat si Oboti dhe Dajçi vijojnë të përballen me rritje të nivelit të ujit si pasojë e prurjeve të lumit Buna e Drin, por dhe rritjet së nivelit të liqenit. Bëhet me dije se, të paktën 500 hektarë tokë bujqësore ende nën ujë në këto zona. Aksi rrugor që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore ka prezencë uji deri në 120 cm, duke izoluar pjesërisht fshatin. Në njësinë administrative Dajç, konkretisht në fshatrat Urrelat–Shirq, uji ka dalë nga kanalet kulluese duke zgjeruar sipërfaqet e përmbytura. Njoftim mbi situatën e krijuar nga moti në vend: “Gjatë...
Burimi:
ntv.al