Përmbytjet në Shqipëri/ Xhixho reagon ashpër: Shqipërinë nuk po e përmbytin reshjet,por korrupsioni qeveritar.

Përmbytjet në Shqipëri/ Xhixho reagon ashpër: Shqipërinë nuk po e përmbytin reshjet,por korrupsioni qeveritar.

Një shembull flagrant është hidrovori i Durrësit, një investim prej 19 milionë eurosh, që sot nuk arrin të përmbushë funksionin për të cilin u ndërtua. Qytetet si Gjirokastra përmbyten, ndërkohë që banesat, bizneset dhe rrugët mbeten nën ujë, ndërsa qeveria shmang përgjegjësinë duke e fajësuar motin. Mungesa e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme dhe mosdëmshpërblimi i qytetarëve për dëmet e shkaktuara janë dëshmi të një dështimi të qëllimshëm të institucioneve. Ky problem nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e menaxhimit të dobët dhe investimeve të dështuara që kthehen në humbje për qytetarët.