Përmbytjet në Shkodër, rreth 525 ha toka bujqësore nën ujë
Situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet e qëndrueshme dhe nën monitorim të vazhdueshëm, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa me prezencë uji në brendësi të tyre. Sipërfaqja totale e tokës bujqësore me prani uji vlerësohet rreth 525 ha, e shpërndarë sipas njësive administrative si më poshtë: Nj.A. Dajç rreth 110 ha, Nj.A. Velipojë rreth 265 ha dhe Nj.A. Ana e Malit rreth 150 ha. Prania e ujit është e kufizuar në sipërfaqe të hapura bujqësore. Në Obot, uji është prezent vetëm në afërsi të oborreve, pa depërtim në banesa; qarkullimi është i garantuar dhe realizohet me mjete të Ushtrisë. Situata e lumenjve mbetet e kontrolluar. Niveli i Bunës në Dajç është 6.58 m. Në Urën e Vjetër të Bunës, niveli...
Burimi:
opinion.al