Përmbytjet në Shkodër/ 760 hektarë të përmbytura, bie niveli i ujit në Obot
Në Shkodër paraqitet e përmirësuar situata në lidhje me përmbytjet. Krahasuar me ditën e djeshme, në Obot është konstatuar rënie e nivelit të ujit. Në aksin që lidh fshatin Obot me rrugën kryesore, prezenca e ujit është rreth 90 cm, nga 100 cm që ishte një ditë më parë. Ndërkaq, po në Obot, ka prezencë uji në oborret e banesave, por jo në brendësi të tyre. Sipërfaqja e përmbytur është 760 hektarë, nga të cilat 80 hektarë në Dajç, 100 hektarë në Velipojë, 530 hektarë në Ana e Malit dhe 50 hektarë në Bërdicë. Njoftimi Nga monitorimi i vazhdueshëm gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit, situata hidrologjike në territorin e Bashkisë Shkodër paraqitet më e përmirësuar krahasuar me ditën e djeshme, me ulje të niveleve të ujit...
Burimi:
opinion.al