Përmbytjet në Kurbin, sistemi kullues ende me probleme/ Kapaciteti i hidrovorit nuk e përballon nivelin e prurjeve
Përmbytjet që përfshinë Kurbinin gjatë muajve nëntor dhe janar kanë sjellë në vëmendje funksionimin e sistemit kullues në këtë zonë. Specialisti i Bujqësisë dhe Kullimit, Gjergj Çuli, thotë se hidrovori i Adriatikut ka funksionuar normalisht, por nuk arrin të evadojë ujërat kur ka reshje me intensitet të lartë në një hark kohor shumë të shkurtër. Si zgjidhje për të shmangur përmbytjet, ai sugjeron vendosjen e pompave të reja me kapacitet më të lartë, si dhe mbajtjen nën monitorim të vazhdueshëm të skarpareve dhe kanaleve kulluese, në mënyrë që të mos bllokohen nga mbeturinat. Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga moti i keq në fillim të janarit, ku vërshimi i ujërave përmbyti rreth 2500 hektarë tokë bujqësore dhe afro 250 banesa, duke shkaktuar...
Burimi:
sot.com.al