Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Përmbytjet në Fier, 80 familje të prekura dhe rreth 700 ha tokë bujqësore nën ujë

Situata hidrometeorologjike në qarkun e Fierit paraqitet më e qëndrueshme, ndërsa autoritetet raportojnë për ulje të niveleve të lumenjve dhe funksionim normal të infrastrukturës kryesore. 80 familje janë prekur nga përmbytjet, ku 4 banesa ndodhen në fshatin Cerven dhe rreth 75 në Ferras. Deri më tani janë evakuuar gjithsej 8 familje, 7 familje me 18 persona në Ferras dhe 1 familje me 2 persona në Poçem, Mallakastër. Akset rrugore nacionale dhe lokale janë të aksesueshme normalisht, pa probleme në qarkullim. Furnizimi me energji elektrike vijon pa ndërprerje, ndërsa hidrovoret ndodhen në gatishmëri dhe në gjendje pune. Deri më tani nuk raportohet për dëmtime në argjinatura, akse rrugore apo infrastrukturë kritike. Probleme vijojnë të ketë me furnizimin me ujë të pijshëm në qytetin e Fierit, pasi...