Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria heton ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano

Përmbytjet në Durrës/ Prokuroria heton ndërtimin e hidrovorit të ri në Porto Romano

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e përmbytjeve nga ku u regjistrua një viktimë e miliona euro dëme. Hetimi në fjalë i është referuar kryesisht 3 akuzave “Shpërdorimi i detyrës”, “Shkatërrimi i pronës me përmbytje” dhe “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia”. Projekti që po hetohet është “Hartim i studimit të projektit për rehabilitim e infrastrukturës së rrjetit të kullimit në zonën e Porto Romano – Kënetë dhe sistemi i rrjetit të ujërave të shiut në zonën urbane të qytetit të Durrësit në kuadër të procedimit të rindërtimit me fond limit 87 milionë lekë”. Gjithashtu po shihen dokumentet dhe gara e kryer nga Bashkia Durrës për procedurat tenderuese të hidrovorit të ri të Porto Romanos me vlerë 19 milionë euro. Kompanitë fituese të këtij tenderi janë “Vëllezërit...