Përmbytjet në Durrës me 1 viktimë, Prokuroria nis hetimet për 3 vepra penale, shkak edhe kanalet e bllokuara, dyshime..

Përmbytjet në Durrës me 1 viktimë, Prokuroria nis hetimet për 3 vepra penale, shkak edhe kanalet e bllokuara, dyshime..

Në ditën e tretë të Durrësit të përmbytur, me prezencë uji ende në disa lagje periferike të tij, u shënua viktima e parë nga moti i keq. Astrit Hysenaj, 54 vjeç, punëtor i pastrimit në Bashkinë e Durrësit, u gjet i pajetë nga policia dje, më 8 janar në një kanal kullues, në zonën e ish-repartit ushtarak pranë Plepave. Dyshohet se ai është marrë nga rrjedha e ujit e krijuar nga përmbytjet. Familja e tij e kishte denoncuar të zhdukur prej 6 janarit, ditën e parë të përmbytjeve që përfshirë Durrësin. Sipas kryebashkiakes Emirjana Sako, më 6 janar, herët në mëngjes, në orën 06:00, Hysenaj ishte paraqitur në punë dhe kishte ushtruar detyrën deri ne orën 10:30.  Pasi 54-vjeçari nuk u kthye në banesë, familjarët...