Përmbytjet në disa qarqe/ Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Të gjithë në terren…

Përmbytjet në disa qarqe/ Vengu mbledh Komitetin e Emergjencave Civile: Të gjithë në terren…

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu këtë të martë ka zhvilluar një mbledhje në mjediset e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile Komitetin Ndërministror të Emergjencave Civile. Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutua situata e krijuar nga reshjet intensive të shiut gjatë 24 orëve të fundit, në vend. Gjithashtu bë një analizë e detajuar e situatës në terren, me fokus zonat më të prekura nga përmbytjet, rrëshqitjet e dherave dhe problematikat në infrastrukturë. Strukturat përgjegjëse raportuan mbi masat e marra deri tani, ndërhyrjet emergjente dhe nevojat për mbështetje shtesë. Vengu kërkoi gatishmëri të plotë të të gjitha institucioneve, koordinim të vazhdueshëm mes strukturave qendrore dhe vendore si dhe monitorim të pandërprerë të situatës, për të garantuar sigurinë e qytetarëve dhe minimizimin e dëmeve. “Të gjitha hidrovorët janë në...