Përmbytjet masive në Durrës/ Banorët e zonës së Kënetës në protestë: Kërkojmë dëmshpërblim
Qytetarët e Durrësit janë ngritur këtë të mërkurë në protestë. Protesta e tyre vjen një ditë pas përmbytjeve masive që u regjistruan në disa zona të Durrësit, e që ende ka banesa të shumta nën ujë. Burimet paraprake bëjnë me dije se, rreth 800 banesa rezultojnë me prezencë uji. Banorët kanë bërë thirrje që të dëmshpërblehen për dëmet e shumta të shkaktuara nga fatkeqësia natyrore. Një banor shprehet se është hera e tretë që oborri i banesës së tij është përmbytyr, dhe që kësaj here uji ka hyrë në banesë. Ai thekson se nuk ka marrë asnjë ndihmë dhe kërkon që shteti të marrë masa
Burimi:
ntv.al