Përmbytjet/ Banorët e Durrësit të harruar, banorët e Katundit të Ri: Duhet ndihmë, s’i përballojmë dot
Teksa kanë kaluar disa ditë nga përmbytjet në Durrës, asnjë nga instancat nuk është kujtuar për të ndihmuar banorët e prekur. Në zonën e Katundit të Ri një nga fshatrat e prekura, banorët thonë se kishin paralajmëruar institucionet për rrezikun e përmbytjeve, ndërsa thonë se dëmet për ta janë të papërballueshme. Përmbytjet e disa ditëve më parë në Durrës kanë qenë të paralajmëruara dhe institucionet përkatëse janë vënë në dijeni. Banorët e Katundit të Ri në Sukth një nga zonat më të prekura nga përmbytjet shprehen se ato kanë kërkuar që në verë nga institucionet pastrimin e kanaleve për të shmangur përmbytjet. Pasi nuk kanë marrë asnjë masë parandaluese dhe reagimi pas përmbytjeve duket i vakët. Pasojat e përmbytjeve janë akoma në zonën e Katundit...
Burimi:
sot.com.al