Përmbytjet, Balluku nga Fieri: Situata drejt përmirësimit
Zv.kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur se ka një përmirësim të situatës së përmbytjeve në qarkun Fier, pasi sipas saj, lumi Seman është rikthyer në shtratin e tij. Komentet Balluku i bëri teksa ndodhej në Hasturkas, të Njësisë Administrative Libofshë në qarkun e Fierit, ku si pasojë e prurjeve të shumta të lumit Seman ka pasur dëmtime të argjinaturës. Sipas Ballukut, Emergjencat Civile, Forcat e Armatosura dhe pushteti vendor ndërhynë menjëherë duke ju ardhur në ndihmë banorëve të rrezikuar dhe po vijojnë të jenë në terren për monitorimin e situatës. Balluku bëri edhe një përditësim të thjeshtë të situatës në zonat problematike të prekura nga përmbytjet, teksa tha se situata ka ardhur drejt përmirësimit në të gjithë vendin. Numri...
Burimi:
opinion.al