Përmbytje dhe bllokim nga dëbora, si paraqitet situata në të gjithë vendin sot

Përmbytje dhe bllokim nga dëbora, si paraqitet situata në të gjithë vendin sot

Grupet e Emergjencave Civile kanë filluar prej orëve të para të ditës së sotme punën në terren në të gjithë vendin për të evidentuar dëmet e shkaktuara nga reshjet e shiut dhe të dëborës gjatë ditëve të fundit. Ekipet po kryejnë vlerësimin e situatës dhe janë të angazhuara për të nisur procedurat e kompensimeve për familjet dhe banorët e prekur. Autoritetet lokale bëjnë thirrje për bashkëpunim nga banorët, në mënyrë që procesi të realizohet sa më shpejt dhe efikas. Policia Bashkiake, në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Tiranë, ka stacionuar shërbime në disa akse rrugore dhe zona problematike brenda juridiksionit të Tiranës, ku ka prezencë bore dhe problematika nga moti i keq. Shërbimet kanë bërë të ditur se janë në terren për monitorimin e situatës,...