Përmbytet burgu ‘VIP’ i Durrësit/ Beqaj dhe Veliaj transferohen në katin e dytë
As burgu i Durrësit nuk ka ‘shpëtuar’ nga përmbytja për shkak të motit të keq. Të paraburgosurit, mes tyre Ilir Beqaj dhe Erion Veliaj, pas përmbytjes së qelive në katin e parë janë transferuar në katin e dytë. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha, pranë IEVP Durrës ka prezencë të lartë të ujit për shkak të reshjeve të dendura.
Burimi:
ntv.al