Përmbyten tokat në  Goriçan, dalja e lumit alarmon banorët

Përmbyten tokat në Goriçan, dalja e lumit alarmon banorët

Tokat në Goriçan të Beratit janë përmbytur përsëri. Dalja e lumit Seman ka alarmuar banorët të cilët thonë se kjo është hera e katërt që ata janë nën ujë. Që prej nëntorit të vitit të kaluar sipërfaqet bujqësore, serrat diellore dhe stanet e bagëtive janë të përmbytura. Fermerët thanë se nuk po arrijnë dot të mbjellin për sezonin ndërsa prodhimi që ishte gati për treg u kalb. Siç raporton gazetarja Anila Sefa, në zonë qarkullojnë vetëm mjetet e larta për t’i dhënë mundësinë fermëreve të shohin situatën. Banorët kërkojnë demshpërblim pasi janë të zhytur në borxhe dhe nuk kanë mundësi për të ringritur ekonominë bujqësore. Në zonë ishte një përfaqësi nga Prefektura e Beratit dhe Bashkia Dimal për të parë nga afër situatën. Sipas tyre...