Përleshje në mes të rrugës/ Raportohen dy të plagosur mes tyre njëri shqiptar, gjendja e tij paraqitet…

Përleshje në mes të rrugës/ Raportohen dy të plagosur mes tyre njëri shqiptar, gjendja e tij paraqitet…

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë të Greqisë. Dy persona mbetën të plagosur, mes tyre edhe një shqiptar, pas përleshjes në mes të rrugës, në rrethana dhe motive ende të panjohura. Një i mitur nga Rusia dhe një shqiptar u dërguan në Spitalin Evangelismos me plagë thike, ndërsa autori i krimit që dyshohet se i plagosi të dy personat, raportohet se është në kërkim. Njëri nga të plagosurit është shtruar në spital në gjendje shumë kritike, me lëndime në bark, sipas ERT-së greke. Rreth orës 19:30 të së dielës, (21 dhjetor), policia u informua nga banorët se dy personat e plagosur ndodheshin në rrugën Acharnon nr. 271, “në mes të rrugës”, kur ndodhi konflikti. Nuk ka detaje nëse...