Përleshje me thikë mes të rinjve/ Njëri humbi jetën, adoleshenti tregon vrasësin e 17-vjeçarit shqiptar

Përleshje me thikë mes të rinjve/ Njëri humbi jetën, adoleshenti tregon vrasësin e 17-vjeçarit shqiptar

Një përleshje e dhunshme në Lutraqi, Lutrak, në orët e para të mëngjesit të së premtes ka çuar në vdekjen e 17-vjeçarit shqiptar Aleks Vangjeli dhe plagosjen e një 19-vjeçari. Ngjarja po hetohet nga autoritetet greke, ndërsa detaje të reja u raportuan nga emisioni “Zbulesa”. Sipas informacionit, 19-vjeçari i plagosur ka treguar autorin e vrasjes së 17-vjeçarit me origjinë nga Berati dhe i ka dhënë policisë informacione të rëndësishme për hetimin. I mituri 17-vjeçar u transportua në spital nga një i afërm, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai ndërroi jetë nga plagët e marra. 19-vjeçari, fillimisht u paraqit në Spitalin e Lutrakut me lëndime në bark dhe gjoks. Ai i kishte thënë mjekëve se plagët ishin shkaktuar nga një aksident me makinë, por mjekët konstatuan...