Përjashtimi i gazetarëve nga konferenca e Ramës/ AGSH: Precedent i rrezikshëm për median…

Përjashtimi i gazetarëve nga konferenca e Ramës/ AGSH: Precedent i rrezikshëm për median…

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar me shqetësim ndaj deklaratave dhe sjelljes së Kryeministrit Edi Rama gjatë një konference për shtyp, duke i cilësuar ato si cenim të standardeve të komunikimit institucional me median. Në një reagim publik, AGSH dënon përjashtimin e gazetares Ambrozia Meta nga konferencat për shtyp, si edhe largimin e gazetarit Isa Myzyraj nga aktiviteti, duke e konsideruar këtë një precedent të rrezikshëm për kufizimin e aksesit të gazetarëve në informacion dhe për presion ndaj mediave kritike. Organizata shpreh gjithashtu shqetësim për gjuhën denigruese të përdorur ndaj mediave dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore të respektojnë lirinë e medias dhe standardet demokratike të komunikimit. Reagimi i plotë: Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka ndjekur me shqetësim të thellë konferencën për...