Përfundon numërimi i votave/ Ja kush është kryetari i ri i degës së PD-së në Pogradec

Përfundon numërimi i votave/ Ja kush është kryetari i ri i degës së PD-së në Pogradec

Në degën e Partisë Demokratike në Pogradec ka përfunduar procesi i numërimit për zgjedhjen e kryetarit të ri të degës. Sipas të dhënave zyrtare, në këtë proces morën pjesë 476 anëtarë të kësaj force politike. Nga numri i votave, gara rezultoi e ngushtë, ku Oligert Muçollari fitoi kreun e PD, Pogradec me 247 vota. Ndërkohë që kandidati rival regjistroi 224 vota. Sipas procesverbalit janë 6 vota të pavlefshme.