Përfundojnë punimet për mbrojtjen e Urës së Milotit, garantohet qarkullim më i sigurt për përdoruesit e rrugës
Në urën auto-hekurudhore të Milotit, 788 metra të gjatë kanë përfunduar ndërhyrjet për mbrojtjen dhe stabilizimin e pilave të dëmtuara në aksin e rrugës së vjetër. Punimet përfshinë pastrimin dhe sistemimin e zonës përreth 32 pilave, nivelimin e shtratit të lumit, betonimin e themeleve në lartësi 1.5–2.5 m, si dhe përforcimin e tyre me një qilim mbrojtës prej blloqesh gabioni të lidhura, sipas projektit teknik. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, inspektoi situatën në terren. Ndërhyrjet e kryera rrisin sigurinë dhe qëndrueshmërinë e urës, duke garantuar qarkullim më të sigurt për përdoruesit e rrugës dhe mbrojtje më të mirë të infrastrukturës në këtë segment të rëndësishëm. Sipas parashikimeve, këto masa do të zgjasin jetëgjatësinë e urës për të paktën 5 deri në 10 vjet....
Burimi:
sot.com.al