Përfshihet nga zjarri banesa në Berat, dëmtohet pronari, përfundon në spital
Një banesë në lagjen Barikadë në Berat është përfshirë nga zjarri ditën e sotme. Sipas informacioneve, një dhomë e banesës është shkrumbuar totalisht nga flakët bashkë me pajisjet që kishte brenda. Gjithashtu nga zjarri ka mbetur i dëmtuar edhe pronari i banesës, shtetasi K.L. Si pasojë e lëndimeve ai është nisur me ambulancë drejt spitalit rajonal të Beratit.
Burimi:
sot.com.al