Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë, dyshohet se…

Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë, dyshohet se…

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e së hënës në ambientet e një lokali në Vlorë. Mësohet se ambienti i përfshirë nga flakët ndodhet në zonën e Ujit të Ftohtë. Ende nuk ka të dhëna mbi dëmet apo nëse ka persona të pranishëm brenda lokalit. Forcat zjarrfikëse ndodhen nën vendngjarje dhe po punohet për shuarjen e zjarrit.