Përfituese e mln eurove nga tenderat publikë dhe nën verifikim nga SPAK, 4 A-M “bëhet” me hotel në Sarandë
Kompania 4 A-M SHPK, përfituese e miliona eurove fonde nga tenderat publikë, sidomos gjatë viteve të fundit, ka mbyllur një vit shumë të suksesshëm 2025, duke mos u mjaftuar vetëm me zgjerimin e aktivitetit në sektorin energjetik, duke fituar kontrollin e disa shoqërive që operojnë në këtë fushë, por ka hyrë së fundmi edhe në sektorin e turizmit. Ekofin.al ka konsultuar një vendim të Autoritetit të Konkurrencës, që ka autorizuar përqendrimin e propozuar për përfitimin e kontrollit të shoqërisë Heaven Beach SHPK nga kompania 4 A-M SHPK, përmes blerjes së 100% të kuotave të kapitalit nga dy shtetase, nënë e bijë, Antoneta Maksakuli dhe Maria Maksakuli. Vendimi është marrë me Vendimin nr. 1223, datë 29 tetor 2025, pas analizës së dokumentacionit ligjor dhe ndikimit në...
Burimi:
sot.com.al