Përdoruesve iu kërkua të rivendosin fjalëkalimet/ Instagram: S’ka shkelje, llogaritë janë të sigurta

Përdoruesve iu kërkua të rivendosin fjalëkalimet/ Instagram: S’ka shkelje, llogaritë janë të sigurta

Instagram ka mohuar se ka shkelje të të dhënave pasi shumë përdorues kanë marrë email-e që i kanë nxitur të rivendosin fjalëkalimin e tyre. Instagram tha se kishte zgjidhur një problem që lejonte një pale të jashtme të detyronte platformën e mediave sociale të dërgonte kërkesa për rivendosjen e fjalëkalimit te përdoruesit. Instagram u tha përdoruesve se llogaritë e tyre ishin të sigurta. Por disa ekspertë e kanë vënë në pikëpyetje deklaratën, me firmën e sigurisë kibernetike Malwarebytes që pretendon se emailet e rivendosjes së fjalëkalimit në fakt ishin dërguar si rezultat i një sulmi kibernetik. Emailet për rivendosjen e fjalëkalimit të shoqëruara me paralajmërimin e Malwarebytes kanë shkaktuar konfuzion për mijëra njerëz në mediat sociale. “Nuk kishte asnjë shkelje të sistemeve tona”, tha Instagram....