‘Për faj të një “abuzuesi”, të mos penalizohen të gjithë’/ Apeli i GJKKO kërkon ndarjen e afateve për çdo të akuzuar në dosje

‘Për faj të një “abuzuesi”, të mos penalizohen të gjithë’/ Apeli i GJKKO kërkon ndarjen e afateve për çdo të akuzuar në dosje

Gjykata e Apelit e GJKKO i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të shfuqizuar një pjesë të nenit 265 të Kodit të Procedurës Penale, që lejon pezullimin kolektiv të afateve të paraburgimit. Sipas Apelit, sot mjafton që një i pandehur të vonojë procesin që të mbahen në burg edhe të gjithë të tjerët, duke shkelur Kushtetutën dhe Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut. Nëse Kushtetuesja e pranon kërkesën, paraburgimi do të lidhet vetëm me përgjegjësinë individuale dhe jo më me fajin e të tjerëve në të njëjtën dosje. Paraburgimi është një ndër çështjet më të debatuara muajt e fundit në vend, kjo edhe për shkak të numrit të lartë të paraburgosurve në Shqipëri. Së fundmi, Gjykata e Apelit të Posaçëm kundër Korrupsionit dhe Krimit të...