“Pentito” zbardh skemën/ “Donte ta eliminonte në lokal, i thashë ‘do ketë viktima’”, Hoxhaj: Vendosëm të vrisnim…
Rrëfime dramatike ka bërë sot në sallën e gjyqit i penduari i drejtësisë, Henrik Hoxhaj. Ky i fundit ka deklaruar se bashkë me Nuredin Dumanin, kishin bërë gati planin për eliminimin e Besmir Haxhisë dhe përfshirjen e emrave të tjerë të botës së krimit. Hoxhaj deklaroi se kanë diskutuar edhe për Altin Ndocin, duke shtuar se, sipas Dumanit, këta persona po përpiqeshin t’i “ngarkonin” atij ngjarjet kriminale. Në atë periudhë, gjatë pandemisë së Covid-19, Tirana ishte pothuajse bosh dhe, sipas Hoxhajt, Ndoci ishte i vështirë për t’u gjetur, pasi banonte në zonën e Misto Mames, ku binte shumë në sy. Në këto rrethana, sipas dëshmisë, u vendos që të vritej një nga vëllezërit Haxhia, me qëllim që Altin Ndoci të merrte pjesë në varrim dhe...
Burimi:
sot.com.al