Pensionistët përballë një fundviti të varfër: Qyteti plot drita, por xhepat janë bosh…
Festat e fundvitit mbushin qytetet me drita shumëngjyrëshe, por vit pas viti, ndërsa dritat shtohen, xhepat e qytetarëve janë të boshatisur. Ata që i vuajnë më tepër këto festa, janë pensionistët, një shtresë që vitet e fundit duken të harruar nga qeveria. Pensionistët në Fier shprehen se nata e ndërrimit të viteve, i gjen ata si çdo ditë tjetër, të harruar dhe në pamundësi për ta patur tryezën plot, ashtu siç do dëshironin. Në atmosferën e zhurmshme dhe plot dritë të ndërrimit të viteve, qytetarët tradicionalisht dalin për të takuar njëri-tjetrin, për të shkëmbyer urime dhe për të kryer pazaret e fundit të vitit. Mosha e tretë është ajo që e përjeton më ndryshe këtë periudhë. Pensionistët, shpesh të ulur në stolat e shesheve apo...
Burimi:
sot.com.al