“PD udhëhiqet nga ‘uni’”/ Funksionimi i partisë, analisti: Ata s’kanë platformë, bindje dhe as ide, nuk kanë kurajo…
“Partia Demokratike është kthyer në parti të Sali Berishës dhe nuk ka më as alternativë, as mendim ndryshe”. Ky ishte konkluzioni i debatit në emision ku u diskutua kriza e lidershipit në PD. I ftuar ne nje studio televizive analisti Fatmir Merkoçi kritikoi mënyrën se si funksionon PD si një strukturë e kontrolluar nga një figurë e vetme. “PD udhëhiqet nga ‘uni’. Të gjithë të tjerët përsërisin çfarë thotë Berisha dhe nuk kanë kundërshti. Brenda PD-së nuk ka faksione që të ketë përplasje mendimesh e alternativa që të nxjerrin kandidatë. A mund të riformatohet partia brenda një guacke?”, tha ai. Ai shtoi më tej se mungon edhe baza politike dhe vizioni, duke theksuar se zgjedhjet për kryetarin nuk do të sjellin asgjë të re. “Kandidatët...
Burimi:
sot.com.al