Burimi:
opinion.al
Foto © opinion.al
PD proteson, rrugët që do të bllokohen në Tiranë
Për shkak të protestës të lajmëruar nga Partia Demokratike, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash lidhur me qarkullimin rrugor. Protesta do të nisë në orën 18:00 ndërsa kufizimet e qarkullimit do të nisin që në orën 14:00. -Nga ora 14:00, nuk do të lejohen të parkohen automjetet në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, në sheshin “Nënë Tereza, në rrugën “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rrugova”, në rrugën “Papa Gjon Pali II”, në bulevardin ”Zhan D’Ark” dhe bulevardin ”Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”; -Nga ora 14:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te...