Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
‘PD parti bolshevike’, Kadilli: Berisha dhe Salianji mjeshtër të fasadës
Ish-deputeti i Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli, në një emision televiziv, deklaroi se Partia Demokratike në Shqipëri funksionon si parti e individit dhe e tiranisë së shumicës.. Ai theksoi se frika kryesore e grupit parlamentar të PD-së lidhet me figurën e Sali Berishës. Sa i takon përpjekjeve të Salianjit për ‘revolucion blu’, Kadilli tha se ashtu si Berisha edhe Salianji është mjeshtër i fasadës që pëlqen të mbushë sallat. “PD dhe partitë demokratike në Shqipëri nuk janë demokratike, por janë bolshevike. Që nga ’91 nuk ka lëvizje në PD, ka ngjarje. PD, si gjithë partitë në Shqipëri, nuk janë demokratike; veprojnë si parti të individit dhe të tiranisë së shumicës, ku shumica është një masë amorfe. Në PD nuk kishim lista; kjo është tirania e shumicës...