“PD ka vetëm një shans, të shkatërrojë veten”, Ervin Goci: Ka krizë të thellë shoqërore, por…

“PD ka vetëm një shans, të shkatërrojë veten”, Ervin Goci: Ka krizë të thellë shoqërore, por…

Pedagogu dhe aktivisti Ervin Goci, i ftuar në një studio televizive ka komentuar situatën politike dhe protestat e opozitës, duke folur për një krizë të dyfishtë që, sipas tij, po kalon vendi. Goci u shpreh se në Shqipëri ekziston një krizë e thellë shoqërore, e cila potencialisht mund të çojë në shpërthim protestash, por theksoi se paralelisht ka edhe një krizë përfaqësimi që po e pengon këtë energji të materializohet në një lëvizje të organizuar. “Shoh një krizë të madhe shoqërore që mund të shpërthejë në protestë, por ka krizë përfaqësimi që nuk e lejon të shpërthejë”, deklaroi ai. Sipas Gocit, në raste të tilla, ose lind një alternativë e re politike, ose forca më e madhe opozitare duhet të përballet me një transformim të...