PD denoncon abuzimet në AKSHI, Vangjeli: Ja kompanitë që përfituan nga kontratat e klasifikuara
Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë për shpërdorim të fondeve publike përmes kontratave të klasifikuara të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Në një deklaratë për media, zëdhënësja e Antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli thekson se mungesa e fondeve për ndihmën ekonomike, barnat, fermerët apo pensionet lidhet drejtpërdrejt me korrupsionin dhe klientelizmin e pushtetit. Sipas Vangjelit, Partia Demokratike ka kryer dhjetëra denoncime për AKSHI-n, ku është evidentuar abuzim sistematik me prokurimet dhe përdorim i pajustifikuar i kontratave të klasifikuara. Ajo bëri me dije se shumë prej këtyre kontratave kanë afate mbi 24 dhe 36 muaj dhe kanë nisur pas marrjes së detyrës nga drejtuesja e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj. “Sipas të dhënave zyrtare të Spending data, nga viti 2016 e deri më sot, për 10...
Burimi:
sot.com.al