PBDNJ denoncon Vangjel Tavon: Krijoi një sh.p.k private për të vjedhur pronat e Himarës
PBDNJ ka denoncuar tentativën e kryebashkiakut të Himarës, Vangjel Tavo për të përvetësuar përmes skemave mafioze pasurinë e popullit himarjot. Përmes një deklarate për mediat, PBDNJ thotë se përmes krijimit të një shoqërie private të tij, Tavo po tenton të administrojë, të japë me qira, të shesë dhe të blejë prona të Bashkisë — prona që nuk janë të tijat, por që i përkasin qytetarëve dhe brezave të ardhshëm. Në deklaratë thuhet gjithashtu, se ky është një akt flagrant i tentativës për të vjedhur pasurinë publike nga të katapultuarit e Edi Ramës në Himarë — një akt që nuk ka asnjë justifikim politik, moral apo ligjor, por që provon arsyet dhe shkaqet pse u vodhën zgjedhjet në Himarë. DEKLARATË PËR SHTYP Partia Bashkimi për të...
Burimi:
argjiroja.net