Pasuria e dyshimtë e Blendi Gonxhes, perandoria e ushqyer nga paratë e inceneratorëve dhe tenderat e shtetit…
Rasti i ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhes meriton një shqyrtim të veçantë jo thjesht për shkak të vlerës së pasurisë së deklaruar, por për shkak të kronologjisë së ndërthurjes midis biznesit familjar, posteve publike, kontratave shtetërore dhe marrëdhënieve të biznesit me persona të afërt të raportuar publikisht. Dokumentet publike tregojnë se familja Gonxhe nuk e nisi aktivitetin ekonomik pasi Blendi Gonxhe hyri në administratë në vitin 2015. Përkundrazi, Albarent ishte krijuar në vitin 2009, me Blendi Gonxhen si ortak të vetëm, ndërsa Elda Gonxhja mori administrimin në vitin 2010. Në janar 2024, 100% e kuotave të kompanisë iu dhuruan Elda Gonxhjes. Sipas investigimit të “Bold News”, në të njëjtën kohë, dokumente dhe raportime të ndryshme kanë evidentuar pagesa nga subjekte private që...
Burimi:
sot.com.al