“Pasuria e Ballukut, përqindje që merr nga vjedhja e Ramës”/ Xhaferri: Edi i tmerruar, qeveria do shkërmoqet

“Pasuria e Ballukut, përqindje që merr nga vjedhja e Ramës”/ Xhaferri: Edi i tmerruar, qeveria do shkërmoqet

I ftuar në një studio televizive, Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Besart Xhaferri theksoi se situata politike në vend është tejet e tensionuar, ndërsa dosja hetimore e SPAK për AKSHI-n po zbardh një skemë të gjerë korrupsioni që përfshin zyrtarë të lartë, familjarë dhe bashkëpunëtorë të kryeministrit. Xhaferri nënvizoi se mbrojtja e kryeministrit Edi Rama ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku nuk është vetëm akt besnikërie, por një lëvizje strategjike për mbijetesën e tij politike, pasi Balluku shihet si “hap i fundit” që ndalon hetimet të arrijnë tek ai. Rënia e Ballukut, sipas tij, do të krijonte një precedent të rrezikshëm, duke e vënë Ramën direkt nën presionin e drejtësisë. Xhaferri sqaroi se dosja AKSHI, e cilësuar si “kopshti privat i Edi Ramës”, përmban materiale që...