Pastrim parash përmes Call Center, Prokuroria sekuestron pronat e fierakut, si funksiononte skema
Prokuroria e Fierit ka sekuestruar dy pasuri në pronësi të shtetasit E.Sh., i cili dyshohet se ka përfituar para nga aktiviteti i një call center-i në qytet. Ai është vënë nën hetim për mashtrim, fshehje të të ardhurave dhe pastrim parash. Sekuestroja përfshin një njësi me sipërfaqe 230 metra katrorë dhe një apartament me sipërfaqe 100 metra katrorë në Fier. Gjatë verifikimeve janë konstatuar depozitime të shumave të konsiderueshme cash në llogari bankare, të cilat nuk justifikojnë burim të ligjshëm. Këto para dyshohet se janë përdorur më pas për investime në pasuri të ndryshme. Hetuesit dyshojnë gjithashtu se janë kryer veprime për transferimin e tyre, me qëllim fshehjen e origjinës së parave. “Paratë e ‘Call Center’ i tjetërsoi për të mbuluar origjinën e paligjshme, Prokuroria...
Burimi:
sot.com.al