Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliaj dhe “Gogel”
Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllait të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj. “Gogel” është në hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), nën dyshimet se ka krijuar një skemë pastrimi parash me shoqërinë e telefonisë celulare “One”. Në tetor të vitit 2025, agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit sekuestruan disa pajisje dhe materiale të tjera në zyrën e “Gogel” shpk, në kuadër të një hetimi që ka gjeneruar nga veprimet proceduriale kundër Erion Veliajt dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxe, këta të fundit të akuzuar tashmë për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Në foto: Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin e “Gogel” të Arbër Veliaj Prokuroria...
Burimi:
sot.com.al