Pas zbulimit të mijëra rrënjëve kanabis në banesën e tij/ Vetëdorëzohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Pas zbulimit të mijëra rrënjëve kanabis në banesën e tij/ Vetëdorëzohet drejtori i Burgut të Rrogozhinës

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa është dorëzuar në polici. Hasa u shpall në kërkim pasi u zbuluan rreth 4000 bimë kanabisi në një banesë në pronesi të tij. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Kurtaj, njësia administrative Gjocaj, shërbimet e Policisë zbuluan në bodrumin e një magazine dy ambiente të përshtatura posaçërisht për kultivimin e kanabisit me anë të llambave. Në këto ambiente u gjetën dhe u sekuestruan rreth 4 mijë bimë kanabisi, si dhe pajisje të ndryshme elektrike, përfshirë llamba dhe neonë. Nga hetimet paraprake rezultoi se ambienti është në pronësi të shtetasit Bilal Hasa i cili tashmë u dorëzua në polici. Neës24 mësoh se Hasa ka hedhur poshtë pretendimet e ngritura në njoftimin policor, duke deklaruar se nuk ka asnjë lidhje...