“Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë…”/ Afera CEZ-DIA, juristi Kara rrëfen detaje: 39 milionë euro dëm shtetit

“Pas vizitës së Metës e Ismailajt në Pragë…”/ Afera CEZ-DIA, juristi Kara rrëfen detaje: 39 milionë euro dëm shtetit

Dosja e ish-çiftit Meta-Kryemadhi kaloi për gjykim pas 7 muajsh seancë paraprake dhe mes akuzave të të pandehurve për mangësi hetimore. Ndërkohë Juristi Romeo Kara, i cili ka qenë edhe denoncues i aferës CEZ-DIA, ka treguar detaje mbi mënyrën që sipas tij realizohej korrupsioni. Kara tha se Kastriot Ismailaj ka përdorur pa dijeni të DIA-s në Amerikë, ekzistencën e kësaj kompanie për t’u paraqitur para Bordit Mbikëqyrës të ÇEZ Pragës, sikur këtë e kishin të gjithë kapacitetin. Kjo ka qenë arsyeja sipas tij, që në akuzë thuhet se CEZ-DIA ishte ‘një kontratë që nuk përmbushte kushtet’. Ai vijoi më tej duke thënë se Ilir Meta dhe Kastriot Ismailaj shkuan për vizitë në Pragë në fund të nëntorit të vitit 2010 dhe sipas juristit Kara, kur...