Burimi:
ntv.al
Foto © ntv.al
Pas tryezës me opozitën/ PD mbledh nesër Kryesinë, caktohet data e protestës kombëtare
Partia Demokratike pritet të mbajë ditën e nesërme në orën 13:00 një mbledhje të Kryesisë, ku pritet të përcaktohet data e protestës kombëtare të radhës. Ditën e sotme opozita mbajti një tryezë me aktorë të opozitës dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ku u diskutua në lidhje me hapat e ardhshëm të aksionit opozitar.