Pas rrëzimit të “Statusit” në Kuvend, minatorët në protestë, kërkojnë paga dinjitoze dhe pension të parakohshëm
Vetëm pak ditë pasi mazhoranca rrëzoi me 74 vota kundër projektligjin e dorëzuar nga opozita “Për Statusin e Minatorit”, minatorët dolën në protestë para Kryeministrisë. Sindikatat e minatorëve, të zhgënjyer nga vendimmarrja e Kuvendit, kujtojnë premtimin që kanë marrë prej vitesh nga qeveria dhe statusin që ende nuk është bërë realitet. Minatorët kanë dorëzuar edhe një shkresë zyrtare në kryeministri dhe paralajmërojnë se nuk do të ndalen në kërkesat për të drejtat e tyre. Vjeshta e vitit të kaluar ishte një periudhë protestash të shumta të minatorëve, sidomos të atyre në minierën e Spaçit, por edhe në qytete të tjera. Në tetor 2024, një draft ligjor për Statusin e Minatorit, u depozitua në Kuvend nga Partia Demokratike. Projektligji parashikonte që paga e minatorëve të ishte...
Burimi:
sot.com.al