Pas rezultateve të PISA-s, rishikohen programet mësimore, ndryshime në 171 tekste shkollore
Jo vetëm përarfrimi në kuadër të intergrimit, por dhe rezultatet e dobëta të nxënësve në testimet ndërkombëtare si PISA dhe TIMSS janë shtysa kryesore për një ndërhyrje të thellë në kurrikulën e arsimit parauniversitar. Mes debateve në seancë dëgjimore në Komisionin e Edukimit, Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro tha se ndërhyrja në tekstet shkollore është domosdoshmëri. “Kurrikula kishte nevojë për ndërhyrje që të reflektonte nevojat e reja të tregut të punës, të shoqërisë së dijes dhe të qytetarisë globale.Gjithashtu rishikimi dhe përditësimi i saj u ndërmor edhe mbi bazën e vlerësimeve kombëtare dhe ndërkombëtare siç janë PISA, TIMSS apo PIRLS, analizave të brendshme dhe përvojave të vendeve europiane, me synim ndërtimin e një kurrikule moderne dhe të krahasueshme ndërkombëtarisht’, tha Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro....
Burimi:
sot.com.al