Pas presionit të Shoqatës së Gjyqtarëve, nis rimodelimi i hyrjes së GJKKO-SPAK
Pas ankimimit të Shoqatës së Gjyqtarëve lidhur me çështjet e sigurisë në gjykata, ka nisur rimodelimi i hyrjes dhe i sistemeve të sigurisë në ambientet e SPAK dhe GJKKO. Ndërhyrjet kanë për qëllim përmirësimin e kontrollit të hyrjeve dhe të mjeteve të sigurisë për të garantuar mbrojtjen e gjyqtarëve, stafeve dhe qytetarëve që vizitojnë gjykatën. Ky proces vjen pas shqetësimeve të ngritura nga Shoqata e Gjyqtarëve, e cila kishte apeluar për kushte më të sigurta pune, duke kërkuar rritje të parametrave të mbrojtjes në institucione.
Burimi:
sot.com.al