Pas pandemisë, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona

Pas pandemisë, nga Shqipëria kanë ikur të paktën 180 mijë persona

Rreth 44 mijë shqiptarë kanë emigruar në vendet e Bashkimit Europian në vitin 2024, sipas të dhënave që u bënë të ditura sot nga Eurostat, në statistikat e imigracionit në BE. Tendenca ka shënuar rënie në krahasim me periudhën 2022-2023, kur janë konstatuar dhe ritmet më të larta të emigracionit të dekadës së fundit, me rreth 50 mijë persona në vit përkatësisht, por gjithsesi ritmet mbeten më të larta në krahasim me para pandeminë, me përjashtim të 2015-s, kur ishte dhe viti me një rekord kërkesash për azil dhe që ishte fillimi i një cikli të ri emigracioni në vend. (shiko grafikun). Duhet përmendur që këto të dhëna nuk përfshijnë Greqinë, që mbetet një destinacion kryesor për emigrantët. Që nga viti 2010, në vendet e...