Pas ndryshimeve në qeveri, Rama “shkund” partinë, zbardhet agjenda e asamblesë së PS
Të shtunën, Kryeministri Rama mbledh Asamblenë e Partisë Socialiste në Durrës. Pas ndryshimeve në qeveri, duket që tashmë e kanë radhë strukturat e kësaj partie për të marrë udhëzimet dhe direktivat e reja nga kryetari i tyre. Mbledhja nis në orën 10:00, ku fjala hapëse e kryesocialistit Rama është parashikuar të jetë publike dhe më pas për të vijuar me dyer të mbyllura, deri në orën 15:00. Burime brenda PS bëjnë me dije se në axhendën e këtij takimi do të raportohet nga çdo drejtues qarku për zonën e tyre për sa i përket performancës zgjedhore. 2026 është një vit ku partia i nënshtrohet rinovimit të drejtuesve në nivel lokal, për këtë arsye pritet të miratohet kalendari dhe udhëzimet e zgjedhjeve të brendshme. Pas rezultatit...
Burimi:
argjiroja.net